Salla Universale do të ndërtohet nga Ministria e Kulturës, pastaj i kthehet Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot e ka pranuar nismën që të lejon Ministrinë e Kulturës të marrë të drejtën e shfrytëzimit të objektit të Sallës Universale. Pas ndërtimit, ajo duhet të kthen objektin në kompetencë të qytetit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Këshilli e obligoi kryetarën e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe ekipin e saj që në afat prej sshtatë ditëve që përgatit edhe propozim-vendimin për bartjen e kompetencave rreth renovimit të sallës.

Strasho Angelovski, kryetari i komisionit për kulturë, tregoi që për gjashtë ditë do të kemi 60-të vjeotirn e tërmetit, ndërsa Salla Universale është simbol i solidaritetit, në ndërtimin e së cilës kontribuan 41 shtete.

Kjo nismë para katër muajve për herë të parë është futur në rendin e ditës në seancën e Këshillit, por atëherë nuk ishte votuar, pasi këshilltarët e shumicës mendonin se renovimi i këtij objekti duhet të behet nga Qyteti.

Salla Universale është e mbyllur prej 7 vitesh. Punimet ndërtimore për rindërtim kanë filluar në shtator të vitit 2021 në mandatin e ish-kryetarit Petre Shilegov. Sipas projektit, salla do të ndërtohej në dy faza, fillimisht ajo e jashtme, për të cilën Qeveria siguroi rreth 2 milionë euro dhe u transferuan në llogarinë e dedikuar të Qytetit të Shkupit. Pas përfundimit të pjesës së jashtme, do të kalohej në fazën e dytë, të brendshme. Sipas njoftimeve, faza e parë parashikohej të ishte gati në fund të vitit 2022.

Megjithatë, pas marrjes së detyrës nga Arsovska, punimet ndërtimore u ndërprenë. Kryetarja akuzoi kryesinë e kaluar të qytetit se fajin e ka që nuk po ndërtohet salla e koncerteve sepse kanë bërë një projekt të pasigurt. Arsovska për këtë temë qortoi Asociacionin e Arkitektëve të Maqedonisë (AAM), planifikuesit dhe ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në konferencën për shtyp të thirrur nga Ministria e Kulturës shkurtin e kaluar për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët dhe marrëveshjes për bashkëpunim.