Izet Mexhiti me dy deputetë dhe një kryetar komune i filloi aktivitetet për themelimin e subjektit të ri politik në Maqedoninë e Veriut
Aktivitetet për themelimin e subjektit të ri politik në Maqedoninë e Veriut i filloi Izet Mexhiti në hapësirat e Komunës së Çairit. Aty ai ishte i shoqëruar ndër të tjera edhe nga deputeti Kastriot Rexhepi, deputetja Merita Koxhaxhiku, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe personalitet tjera, transmeton Portalb.mk.
Pas mbledhjes së mbajtur rreth gjysmë ore, nismëtarët për themelimin e lëvizjes së re, paralajmëruan që më 13 gusht do të themelohet kjo parti, duke mos specifikuar emrin e nismës.
“Në bëmë një analizë të situatës politike. BDI-ja e ka humbur rrugën. Ky ekzekutiv e ka humbur programin, ndërsa realizimi është 2-3 %”, deklaroi Mexhiti pas takimit, duke vlerësuar që kjo parti është e kapur.
Ai sqaroi që kanë tentuar që brenda BDI-së të krijojnë zgjidhje, por kjo nuk u pranua nga ish-partia e tij, duke e krahasuar situatën si në monizëm.
“Ne vendosëm që mos të shkojmë në shtëpi, por të bëjmë lëvizjen e re politike”, deklaroi Mexhiti, duke i ftuar të gjithë intelektualët që janë të interesuar t’i shërbejnë qytetarëve.
Rendi i ditës për këtë mbledhja parti 3 pika: Informim rreth situatë aktuale politike në vend; diskutim për nismën e iniciativës së re politike dhe Të ndryshme. Aktivitetet i sotëm u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, ndërsa pas aktiviteteve pati deklarata për media.
Ndryshe, derisa vazhdon të jetë në rend të parë tema e “ndryshimeve kushtetuese”, fraksioni i BDI-së, i ashtuquajtur “Grupi i zjarrit” sot njoftoi se do të themelojë lëvizje të re politike në vend, pas disa muajsh mosmarrëveshjes me bashkëpartiakët e udhëhequr nga Ali Ahmeti.
8 vjet pas themelimit të partisë “Uniteti”, kur disa funksionarë në krye me Gëzim Ostrenin u larguan nga BDI, për sot është paralajmëruar promovimi i një lëvizje të re, të ndarë nga BDI-ja e udhëhequr nga Ahmeti dhe mbështetur nga Artan Grubi.
Nga BDI-ja e “logos” kanë deklaruar paraprakisht se janë të bindur se veprimtaria e fraksionit nuk do t’u shkaktojë ndonjë dëm në elektoratin e tyre, eventualisht, sipas tyre, dëmet mund të jenë minimale, të parëndësishme.
Nuk dihet se si do ta ketë emrin lëvizja e re politike dhe kush do të jenë përfaqësuesit dhe udhëheqësi i saj, duke e pasur parasysh se disa prej funksionarëve të lartë të “Grupit të zjarrit” janë deklaruar kundër themelimit të lëvizjes, duke theksuar se lufta duhet të vazhdojë brenda BDI-së.
Lider joformal, deri tani është treguar Izet Mexhiti, i mbështetur nga Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta.
Lëvizja Besa dhe Alternativa, patën e shtrinë “dorën e pajtimit” dhe krerët e saj nënshkruan deklaratë bashkëpunimi për front opozitar. Kjo ndodhi disa muaj pasi Alternativa “u përjashtua” nga Qeveria, për t’ia lëshuar vendin Aleancës për Shqiptarët.
Më 29 maj, Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët refuzoi ftesën e kreut të Lëvizjes Besa Bilall Kasami për t’iu bashkuar të ashtuquajturit front opozitar. Në reagimin e tyre thuhet se ftesa e tij është përçarëse. Ftesa e Kasamit vlente edhe për deputetët e Grupit të Zjarrit. Këto të fundit e uruan nismën për front opozitar, por shkurt thonë se do të vazhdojnë betejën e tyre brenda BDI-së. E deri sa janë të tillë, bashkëpunimi është i pamundur.
Nuk dihet nëse kjo lëvizje do të bashkëpunojë me partitë opozitare Lëvizja BESA dhe Alternativa.
Pos kësaj lëvizjes, në opinion po spekulohet se edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së shpejti mund të formojë subjekt të ri politik, pasi prej kur ka ardhur në pozitë, i ka prishur relacionet me VMRO-DPMNE-në, e cila e solli në pushtet.
Nga ana tjetër, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ish funksionar i lartë i LSDM-së dhe si kandidat i pavarur i fitoi zgjedhjet në Kumanovë, gjatë kohë dhe konkretisht po punon për të formuar parti, me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.
Mbetet e paqartë se Aleanca për Shqiptarët, në zgjedhjet e ardhshme si do të garojë dhe nëse do të futet në ndonjë koalicion parazgjedhor.
Në bllokun maqedonas, VMRO-DPMNE-ja, në anketat e fundit është nxjerrë fituese, ndërkaq LSDM po i bën gati valixhet për në opozitë. Ndryshimet kushtetuese momentalisht janë “gështenja” e nxehtë në dorën e VMRO-DPMNE-së, të cilat një herë pranuan se do t’i votojnë, por më pas kryetari Hristijan Mickoski bëri një hap mbrapa.