Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat e RMV-së do të mund të aplikojnë për zhvillim karriere

Në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të ketë mësimdhënës dhe bashkëpunëtore profesional me titullin mentor dh këshilltar. Për këtë mundësi avancimi, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët duhet të aplikojnë, transmeton Portalb.mk.

“Për herë të parë, mësimdhënësit-mentorë në shkollat fillore mund të avancohen në mësimdhënës- këshilltarë, ndërsa mësimdhënësve të shkollave të mesme u shtrohet mundësia për të fituar titullin mësimdhënës-mentor”, sqarojnë nga Ministria.

Ministria sqaroi që për herë të parë edhe bashkëpunëtorët profesional të shkollave fillore dhe të mesme do të mund të marrin titullin mentor.

Mundësia për aplikim do të jetë deri më 23 shtator.

Ministria ka publikuar listën e shkollave fillore dhe të mesme që mund të aplikojnë.