Me urdhër të SPAK, u arrestuan dy drejtorë të Bashkisë së Tiranës

Më urdhër të SPAK, dy drejtorë të bashkisë së Tiranës janë arrestuar mesditën e sotme, raporton TopChannel.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar dy urdhër-arreste.

Ende nuk dihen detaje lidhur me arsyen e arrestimeve.

Me urdhër të SPAK, janë arrestuar ditën e sotme tre ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, ndërsa gjashtë të tjerë, janë lënë në masën detyrim paraqitje.

Te arrestuar janë Mariglen Qato, Redjan Molla, Taulant Tushe, ndërsa detyrim paraqitje janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari dhe Debora Keçi.