Më shumë importe se eksporte, tregtia e jashtme e RMV-së në shifra për gjysmën e parë të vitit 2023

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – qershor 2023, është 261,984,271 mijë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 3.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kështu bën të ditur Enti Shtetëror i Statistikës i RMV-së. Ndërkaq, vlera e mallit të importuar, në janar – qershor 2023, është 341,219,188 mijë denarë, që është për 7.4% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Deficiti tregtar, në janar – qershor 2023, është 79,234,917 mijë denarë.

Mbulimi i importit me eksport, në  janar – qershor të vitit 2023, është 76.8%.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eskport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, energjia elektrike etj.

Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë), metale tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në lloj pluhuri, legura dhe legura të latinës, të papërpunuara pse pluhur me metale fisnike në gjendje koloide: organike apo joorganike, nga metalet fisnike, të definuara apo të padefinuara në aspekt kimik; amalgame të metaleve fisnike.

Në janar – qershor 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën.

Të dhëna më të detajuara për tregtinë e jashtme për gjysmën e parë të vitit 2023 gjeni KËTU.