RMV, rritje e çmimeve te prodhimet shtazore dhe ulje e çmimeve te prodhimet bimore

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar ulje e çmimeve të prodhimeve bimore për 3.5 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, te prodhimet shtazore është regjistruar rritje e çmimeve për 6.7 përqind. Te prodhimet bimore rritje më e madhe është regjistruar te frutat dhe rrushi (19.5 %), ndërsa ulje më e madhe te drithërat dhe orizi (25.3 %).

Çmimet e mjeteve të shpenzuar në bujqësi kanë shënuar ulje për 1.3 përqind, veçanërisht dallohet ulja e çmimeve te plehrat minerale (17.1 %). Ndërkohë çmimet e mjeteve të dedikuara kanë shënuar rritje për 6.8 përqind, veçanërisht te pajisjet e transportit (167 %).