Me qindra serbë paguhen për të luftuar me Rusinë kundër Ukrainës, alarmoi The Guardian

Qindra qytetarë serbë janë kontaktuar nga shërbimet ushtarake të Rusisë për të luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Ukrainë, raporton EN. Gazeta britanike The Guardian, shkruan së struktura e rekrutimit të Moskës kanë krijuar një infrastrukturë të posaçme për të lejuar qytetarë serbë që t’i bashkohen ushtrisë ruse.

Gazeta publikon historinë e një shtetasi serb që udhëton nga Beogradi drejt kryeqytetit të Rusisë dhe pas takimit me ushtarakët rusë, dërgohet në një qendër rekrutimi në periferi të Moskës. Në këtë repart rekrutimi gjenden dhe shtetas të tjerë serbë që trajtohen nga ana ushtarake për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Sipas dëshmisë së gazetës britanike, një qytetari serb i duhen vetëm pak orë pas mbërritjes në Moskë për t’u pranuar si rekrut, pas verifikimit të dokumenteve. Dëshmitari që ka parë repartet e rekrutimit thotë se brenda një dite ai është bërë ushtar i ushtrisë ruse dhe pas trajnimit do të dërgohet menjëherë në vijën e parë të luftës.

Kontrata që nënshkruhet me ministrinë e Mbrojtjes ruse është 18 muaj dhe pagesa është në varësi të gradave dhe frontit të luftës ku do të dërgohet.

Nga ana a autoriteteve serbe nuk ka asnjë mase për të ndaluar pjesëmarrjen në luftën e një shteti tjetër. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë dhe për disa mercenarë të vrarë që nga nisja e sulmit rus mbi Ukrainën.