Mbreti spanjoll quhet “vrasës” gjatë vizitës në Valencia (VIDEO)

Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar gjatë vizitës në rajonin e Valencias, i cili është goditur nga përmbytjet masive. Pamjet tregojnë një turmë të zemëruar duke bërtitur “vrasës” dhe “turp” ndaj mbretit, i cili u pyet gjithashtu se pse nuk ishte bërë asgjë për të shmangur tragjedinë, raporton BBC, shkruan Koha.net.

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia kanë vizituar Paiporta, një qytet që është prekur rëndë.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë mbretin duke ecur në një rrugë mes një turmë armiqësore që bërtet dhe këndon. Disa protestues hodhën mbi të objekte dhe baltë.

Të shtunën, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez urdhëroi 10,000 trupa të tjerë, oficerë policie dhe roje civile në zonë.
Ai ka thënë se dislokimi ishte më i madhi i Spanjës në kohë paqeje.

Përmbytjet më të këqija të Spanjës në dekada kanë lënë lagje të tëra të mbuluara me baltë dhe me mbeturina.

Më shumë se 200 njerëz mbetën të vdekur nga përmbytjet, me shumë të tjerë të zhdukur.

Punonjësit e urgjencës po vazhdojnë të kërkojnë nëpër parkingje nëntokësore dhe tunele me shpresën për të gjetur të mbijetuar dhe për të gjetur trupat.