Ka ndërruar jetë një foshnje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Një foshnjë tetë ditëshe ka ndërruar jetë dje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi është sjellë nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmojnë nga Klinika, transmeton Portalb.mk.

Siç sqarojnë nga Klinika, bëhet fjalë për një fëmijë të lindur para kohe, me peshë të ulët, i cili kishte sepsë të rëndë.

Kujtojmë se, më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.