Mbi 3 përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor është prodhuar më së shumti energji elektrike nga termocentralet, ndërsa një përqindje e vogël nga burimet e rigjenerueshme, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 90.2 % të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti energji prodhohet te termocentralet (48.6 %), termocentralet e kombinuara (22.1 %), hidrocentralet (24.1 %), turbinat e erës (2.9 %), panelet solare (1.2 %) dhe bimët e biogazit (1 %).

“Konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 610 301 МËh energji elektrike, 31.785 mil. nm3 gaz natyror, 487 608 ton qymyr dhe 91 495 ton produkte nafte”, njoftoi Enti, ashtu që 99.7 % e sasisë së qymyrit shfrytëzohet për termocentrale.