Mbi 114 mijë votues do të votojnë për herë të parë në Shqipëri

Mbi 114 mijë është numri i qytetarëve që votojnë për herë të parë. Njeri prej tyre është Lisard Dervishi. Ai është nxënës në vitin e tretë në gjimnazin “Qemal Stafa”, raporton Euronews.

Për të çuar të rinjtë drejt kutive të votimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një takim me votues për herë të parë të gjimnazit “Qemal Stafa”.

Takimi kishte si qëllim jo vetëm për të folur për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, por iu dha mundësinë atyre të stimulojnë një proces votimi.