Marshi i 18 i Engjëjve: Duhet të ketë drejtësi për fëmijët që vdiqën në diskotekën Puls

Duhet të ketë drejtësi për fëmijët tanë të vdekur. Nëse nuk ka drejtësi, do të ngremë tenda para ndërtesave të policisë dhe gjykatës. Kështu thanë gjatë marshit të 18-të në Koçan prindërit dhe të afërmit e fëmijëve të vdekur dhe të plagosur në diskoteken e “Puls”, transmeton Portalb.mk.

Marshi i 18-të i Engjëjve i djeshëm pati një pjesëmarrje dhe mbështetje më të madhe nga qytetarët.

Në Marshimin e 18-të të Engjëjve, mesazhi kryesor i familjeve të viktimave në diskotekën Pulse ishte “drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë”.

Në vend që të fillonte në orën 18.05, marshi filloi me një vonesë prej gati gjysmë ore, sepse siç pohuan familjet e të vdekurve në hotelin “Nacional”, policia po kontrollonte një furgon, i cili po transportonte qytetarë nga qytete të tjera për të mbështetur Marshin e Engjëjve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se asnjë qytetari nuk iu mohua e drejta për të marrë pjesë në protestën e djeshme në Koçan

“Ministria e Punëve të Brendshme i demanton dezinformatat e publikuara në disa portale dhe rrjete sociale, sipas të cilave policia dje (16.08.2025) gjoja nuk ka lejuar hyrjen e qytetarëve në Koçan, të cilët kanë dashur të marrin pjesë në protestën “Marshi i engjëjve”. Përkundrazi, asnjë qytetar nuk është penguar të hyjë në Koçan”, thanë nga MPB.

Ata shtuan se me qëllim të realizimit të kompetencave ligjore, ndër të cilat edhe zhvillimi i sigurt i protestës “Marshi i engjëjve” më 15.08.2025 në Koçan, SPB Shtip ka kryer kontrolle të rregullta të komunikacionit (automjeteve dhe shoferëve) në rajonin e SPB Shtip, përfshirë edhe Koçanin.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.