Marrëveshja kolektive për shkollat fillore dhe të mesme në RMV, Ministria dhe Sindikata vazhduan punimet
Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) së bashku me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) kanë vazhduar punimet për hartimin e Marrëveshjes kolektive për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Bisedimet për Marrëveshjen kolektive për arsimin fillor dhe të mesme ndërmjet SASHK-ut dhe MASH-it po përshpejtohen. Sot, përfaqësuesit e SASHK-ut, MASH-it dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në një atmosferë pune kanë punuar për çështjet e rëndësishme që janë theksuar nga anëtarët e SASHK-ut pas debatit publik”, sqaruan nga Sindikata.
Pas takimit u theksua se të dy palët kanë shpreh dëshirë që marrëveshja të nënshkruhet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Sindikata theksoi se shumica e çështjeve kanë ndikim financiar, për çka MASH-i duhet të ketë konsultime shtesë me Ministrinë për Financave.
Në marrëveshjen e fundit të nënshkruar në tetor të vitit 2024, ndërmjet SASHK-ut dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendosën projeksionet për rritjen e pagave në vitit e ardhshme. Në bazë të kësaj, mësimdhënësit në mars të vitit 2026 do të ketë rritje mes 7,5 – 10%, në mars të vitit 2027 do të ketë rritje mes 7,5-10% dhe në mars të vitit 2028 do të ketë rritje mes 10-12,5%.
Në vitin korrik të vitit 2023, Këshilli i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) solli Konkluzion se Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është e papranueshme për anëtarët e Sindikatës posaçërisht nga veprimtaria e arsimit, informoi kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedellkov.