Marrëveshja e re SHBA-BE për transferimin e të dhënave mbron qytetarët Evropianë nga agjencitë Amerikane të inteligjencës

Pothuajse tre vite pas vendimit të gjykatës në 2020 e cila kërcënonte të fundoste marrëveshje e-commerce të transatlantikut, Bashkimi Evropian ka adoptuar një plan ku gjiganti Amerikanë të teknologjisë mund të ruajnë të dhënat e përdoruesve Evropianë në SHBA, raporton PCW.

Përmes një vendimi të bërë publik ditën e Hënë, Komisioni Evropian aprovoi Kornizën Trans-Atlantike të Privatësisë së të Dhënave.

Sipas kësaj marrëveshje, SHBA do të themelojë një gjykatë për qytetarët Evropianë të cilët mendojnë se një platformë Amerikane e teknologjisë ka shkelur të drejtat e tyre të privatësisë.

Presidenti Joe Biden njoftoi krijimin e Gjykatës së Vlerësimit të Mbrojtjes së Dhënave përmes një urdhri ekzekutiv vitin e kaluar.

Gjykata mund të urdhërojë fshirjen e të dhënave të përdoruesve dhe të vendosë masa të tjera parandaluese. Po ashtu marrëveshja kufizon aksesin e agjencive Amerikane të inteligjencës në të dhënat e qytetarëve Evropianë.

Është kapitulli më i fundi i një sage që zgjat prej mëse një dekade. Në fillim të vitit BE-ja gjobiti Meta me 1.2 miliardë dollarë pasi zbuloi praktikën e Facebook për zhvendosjen e të dhënave në serverë Amerikanë në shkelje të ligjeve të privatësisë dixhitale.

Madje urdhëroi Meta të fshinte të dhënat e qytetarëve Evropianë në serverët Amerikanë.