Maqedonia e Veriut gjeti zgjidhje me tre shtete, me tre tjera është drejt zgjidhjes së problemit me shoferët profesionistë
Shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut së shpejti pritet të mos kenë probleme me gjashtë vendet, pasi Maqedonia e Veriut është drejt zgjidhjes së problemit për qëndrimin e tyre në “shengen”, transmeton Portalb.mk.
Ministri për transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski, sqaroi që përmes bisedimeve dypalëshe, po zgjidhet problemi me qëndrimin e shoferëve profesionistë të Maqedonisë së Veriut në zonën Shengen.
Ai sqaroi që problemi është zgjidhur me Zvicrën, Kroacinë, Rumaninë, ndërsa është drejtë përfundimit më Slloveninë, Austrinë dhe Gjermaninë. Përmes marrëveshjes, shoferët do të marrin viza afatgjata të punës, ndërsa me Greqinë dhe Bullgarinë si zona ndërkufitare nuk do të ketë pengesa.
Pse protestuan transportuesit?
Argumentet kryesore të transportuesve, të përfaqësuar nga Shoqata Makam-Trans dhe shoqata të tjera nga rajoni, janë se Sistemi i ri i Hyrjes/Daljes në BE (EES) numëron në mënyrë strikte ditët e qëndrimit, që praktikisht do të thotë se shoferët profesionistë do të jenë në gjendje të punojnë vetëm rreth 15 ditë në muaj në zonën Shengen.
Shoferët e kamionëve nuk kërkojnë trajtim preferencial, por të trajtohen si punëtorë, jo si turistë.
Shoferët paralajmëruan se nëse rregulli zbatohet siç është, do të shkaktojë dëme serioze në ekonomi jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe se pa vendet e punës të shoferëve, ka të ngjarë të pasojë një kolaps në logjistikën e transportit.