Maqedonia e para krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë për (keq)përdorimin e procedurës së shkurtuar dhe flamurit evropian

Një dokument i shkurtër për politika publike i Instituti për Demokraci Societas Civilis botuar në janar, tregon se Maqedonia e Veriut krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë ka numrin më të madh të ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar, gjë për të cilën është kritikuar disa herë, transmeton Portalb.mk.

Procedura e shkurtuar ose urgjente është metoda që përdoret për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me të drejtën e BE-së. Shqyrtimi i ligjeve të këtij lloji me përdorimin e procedurës së shkurtuar/urgjente është i nevojshëm për harmonizimin më të shpejtë të legjislacionit me standardet e BE-së. Përdorimi i tij është thelbësor dhe i dobishëm kur bëhet fjalë për harmonizimin e qartë të legjislacionit. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të keqpërdoret.

Sipas raporteve vjetore për punën e Kuvendit, vërehet se Maqedonia e Veriut ka numrin më të madh të ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar në krahasim me Shqipërinë dhe Serbinë (Grafiku 1).

Grafiku 1- Raporti i ligjeve të miratuara me procedurë të rregullt dhe procedurë të shkurtuar
Grafiku 1- Raporti i ligjeve të miratuara me procedurë të
rregullt dhe procedurë të shkurtuar

Sa i përket Serbisë, Qeveria është objekt i kritikave për programin e mbingarkuar ligjor që përmban ligje të iniciuara vetëm prej saj. Ligjet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Shqipërisë janë shumë më pak se në vendet e tjera për shkak të kushteve të shtrënguara për përdorimin e procedurës së shkurtuar.

Nga grafiku 2 (shih më poshtë), mund të theksohet se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më së shumti e lidh flamurin evropian me procedurë të shkurtuar në krahasim me vendet e tjera të analizuara, ndërsa Serbia, përveç numrit të madh të ligjeve të miratuara me procedurë të shkurtuar, vetëm një prej tyre është gjithashtu edhe për harmonizim me legjislacionin e BE-së, në vitin 2022, ndërsa në vitin 2021 nuk ka ligj të tillë. Grafiku 2. Raporti i ligjeve të miratuara me flamur evropian dhe procedurë të shkurtuar

Grafiku 2. Raporti i ligjeve të miratuara me flamur evropian dhe procedurë të shkurtuarNë rastin e Shqipërisë, asnjë ligj i miratuar me procedurë të shkurtuar në vitin 2021 nuk ka flamur evropian. Për më tepër, kur merren parasysh shifrat në grafikun 3, lind pyetja se pse Maqedonia e Veriut gjatë dy viteve ka dukshëm më shumë ligje që synojnë harmonizimin sesa Shqipëria, duke pasur parasysh se të dy vendet trajtohen në një “pako” kur bëhet fjalë për procesin e integrimit evropian.

Grafiku 3 - Raporti i gjithsej ligjeve të miratuara dhe ligje me flamur evropian
Grafiku 3 – Raporti i gjithsej ligjeve të miratuara dhe ligje me flamur evropian

 

(Keq)pёrdorimi i procedurёs sё shkurtuar nё Kuvende 

Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i bëhen vërejtje për miratimin e tepruar të ligjeve me flamur evropian.

Së fundmi, ligje të miratuara ose të ndryshuara me procedurë të tillë që nxitën reagimin publik dhe reagimin e ekspertëve këtë vit janë Ligji për lojërat e fatit dhe ndryshimet në 5 ligje për të lehtësuar ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 (Ligji për marrëdhëniet e punës, për shpronësim, për planifikim urban, on Construction për ndërtim dhe Ligjin e veçantë për korridoret 8 dhe 10-d17). Për Ligjin për lojërat e fatit, opozita akuzoi se ishte një tjetër keqpërdorim i flamurit evropian për ligj që nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë për harmonizim me standardet e BE-së.

Ndryshimet në Kodin penal për uljen e dënimit me burg për shpërdorim detyre bënë që sektori civil t’i dërgonte një letër të hapur Presidentit duke e udhëzuar të mos e nënshkruante dekretin, të cilin megjithatë e nënshkroi. Përsëri u bënë vërejtje nga institucionet e BE-së dhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero Fernandez, e cila vuri në dukje se përdorimi i procedurës për flamurin e BE-së duhet të jetë konsistente dhe e lidhur qartë me ligjet që synojnë kryesisht harmonizimin e ligjit kombëtar me të drejtën e BE-së.

Pёrdorimi i procedurёs sё shkurtuar pёr harmonizim me legjislacionin e BE-sё 

Në të tre rastet, sipas Rregullores lejohet shqyrtimi i ligjeve që synojnë harmonizimin me legjislacionin e BE-së, me procedurë të shkurtuar. Në Maqedoninë e Veriut sipas nenit 170 të Rregullores, harmonizimi mund të bëhet me përdorimin e procedurës së shkurtuar. Në përgjithësi, nevoja për të shqyrtuar një ligj me procedurë të shkurtuar përdoret për harmonizim me të drejtën e BE-së, për të përfunduar vlefshmërinë e një ligji të veçantë ose pjesëve të tij ose kur nuk kërkohen ligje apo përshtatje komplekse dhe të gjera. Kushtet për propozimin e ligjeve janë të njëjta, pavarësisht nga procedura e votimit, përkatësisht ligji mund të propozohet nga 10,000 votues, secili deputet ose Qeveria (neni 132).

Në rastin e Serbisë, nëse ligji rregullon çështjet dhe marrëdhëniet që lindin në rrethana të paparashikuara, kur mosmiratimi i një ligji të tillë me procedurë të shkurtuar mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për jetën njerëzore dhe shëndetin, sigurinë e vendit dhe punën e institucioneve dhe organizatave, si dhe me qëllim të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe harmonizimit të legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian, ai mund të miratohet në procedurë të shkurtuar (neni 167). Kushtet për propozimin e ligjit në këtë rast janë të njëjta, pavarësisht nga procedura, përkatësisht mund të rezultojë nga 30.000 votues, çdo deputet ose Qeveria (neni 150).

Në Shqipëri përdoret termi procedurë “e përshpejtuar” (neni 28). Vetëm në Shqipëri ekziston një kusht specifik që kërkesa për procedurë të përshpejtuar të vijë nga Qeveria ose nga minimumi 1/5 e deputetëve, ndërsa në raste të tjera kushtet për propozimin e ligjeve janë të njëjta, pavarësisht nga procedura me të cilën synohet të votohet. Përveç kësaj, procedura e përshpejtuar nuk mund të përdoret për më shumë se tre ligje në afat prej 12 javë pune, përkatësisht për një ligj në afat prej tre javë. Sa i përket llojit të ligjeve, rregullohet se cilat ligje nuk mund të shqyrtohen sipas kësaj procedure (propozim – logjet për Buxhetet), ndërsa për të gjitha të tjerat, të cilat kërkojnë shumicë të thjeshtë ose absolute, kjo procedurë mund të përdoret. Për dallim nga rregulloret e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, harmonizimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së nuk është i detyruar me nen që rregullon përdorimin e procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e një ligji në Rregulloren e Shqiptare. Nevoja për harmonizimin e ligjeve përcaktohet në nenin 68 të Rregullores, ku përcaktohen rregullat për hartimin e një propozim – ligji.

Organet pёrgjegjёse parlamentare pёr integrim evropian dhe harmonizimin e legjislacionit me BE-nё

Në strukturën e të tre parlamenteve ka trupa pune të ngarkuar me çështjet e BE-së. Në Kuvendin e Maqedonisë, Komisioni për Çështje Evropiane (në tekstin e mëtejmë KÇE), është trupi amë përmes të cilit duhet të kalojnë të gjitha ligjet që synojnë harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së (sipas nenit 79 të Rregullores). Ai përbëhet nga një kryetari, 14 anëtarë dhe zëvendësit e tyre. Përveç detyrimit për të koordinuar procesin e harmonizimit, KÇE-ja gjithashtu është e detyruar të: informojë publikun për detajet e procesit të integrimit evropian; të analizojë dhe të shkruajë raporte mbi procesin e aderimit të vendit në BE, si dhe të bashkëpunojë me trupat e punës përkatëse, të vendeve të tjera kandidate, të monitorojë zbatimin e strategjisë kombëtare për BE-në dhe të monitorojë përmbushjen e angazhimeve ndaj BE-së. Njëkohësisht, në përputhje me Ligjin për Kuvendin, mund të organizohet edhe debat mbikëqyrës. Trupi i dytë kryesor është Këshilli Nacional për Euro – Integrime (KNEI), detyrimi i të cilit është: të mbikëqyrë procesin e negociatave; të japë mendime mbi procesin e harmonizimit të legjislacionit me të drejtën e BE-së; dhe të bashkëpunojë në mënyrë aktive me KÇE, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ekipin negociator. Qëllimi më i gjerë i këtij trupi është rritja e transparencës dhe gjithëpërfshirjes në vendimmarrje në lidhje me procesin e integrimit evropian, prandaj kryetari i KNEI-së, gjithmonë është deputet nga opozita.

Në Kuvendin e Serbisë, Komisioni për Integrim Evropian dhe detyrimet e tij (të rregulluara me nenin 64 të Rregullores) janë të njëjta me ato të KÇE-së, të Kuvendit të Maqedonisë. Komisioni përbëhet nga 17 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Komiteti për Çështjet Evropiane ka të njëjtat përgjegjësi si komisionet në vendet fqinje, dhe si në rastin e Maqedonisë së Veriut, ai gjithashtu ka një funksion mbikëqyrës. Konkretisht, komiteti kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe trupave të tjera qendrore që i propozojnë Kuvendit ose Këshillit të Ministrave dhe kryen mbikëqyrje mbi ndihmën financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Përbëhet nga 19 anëtarë, përfshirë kryetarin, zëvendës – kryetarin dhe sekretarin. Qeveria në Shqipëri, ngjashëm si Qeveria në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2015 krijoi një Këshill Nacional për Integrim Evropian të kryesuar nga një deputet i opozitës, ndërsa në Serbi nuk ka një lloj të tillë organi, i cili duhet të jetë kundërpeshë e Komisionit.

Kujtojmë se kjo problematikë në Maqedoninë e Veriut u kritikua edhe në Raportin e fundit të progresit. KE tekstualisht tha se është bërë i tepruar përdorimi dhe ndonjëherë i papërshtatshëm i procedurave të shpejta dhe i procedurës së ‘flamurit të BE-së’, në disa raste për shkak të mungesës së konsultimeve dhe planifikimit të dobët të kalendarit legjislativ.

“Flamuri i BE-së” duhet të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve, qëllimi kryesor i të cilave është përafrimi me acquis të BE-së, dhe jo për të shkurtuar debatin publik për çështje të rëndësishme. Palët nuk duhet të kursejnë përpjekjet për të përmbushur angazhimet e vonuara për reformën e brendshme që datojnë nga raundi i tretë i ‘Dialogut Jean Monnet’ në fillim të vitit 2020”, thuhej në raport.