Luiza Gega në histori, u shpall kampione evropiane në garën për 3 mijë metra

Shqipëria tanimë ka një kampione e cila qëndron në majën e Evropës, e ajo është Luiza Gega, e cila ka rrëmbyer një tjetër fitore në Evropianin të Atletikës që po zhvillohet në Poloni, raporton EN. 34-vjecarja ka shkëlqyer në garën e 3 mijë metrave me pengesa, ku ka zënë vendin e parë, ndërsa ka vendosur një kohë rekord e konkretisht 9 minuta e 17 sekonda.

Ky rekord i Gegës nuk është lënë jashtë vëmendjes nga autoritetet më të larta të atletikës në Evropë, të cilat kanë vlerësuar performancat e njëpasnjëshme të shqiptare, e cila është aktualisht në majën e Evropës. Gega ka barazuar rekordet e Ivet Lalova Colio nga Bullgaria, e cila numëron 11 fitore dhe 2 vende të dyta në garat evropiane, e cila është cilësuar si atletja më e suksesshme në Evropë.

Pak ditë më parë, Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa. Shqipëria ka përfituar medalje të njëpasnjëshme në muajt e fundit, të gjitha në pronësi të Gegës, ku pavarësisht vështirësive e sfidave ia ka dalë të ngrejë lart flamurin shqiptar.