Planifikohen 4.5 milionë euro për investime në 145 salla sportive dhe 50 objekte të shkollave

Renovimi i 50 objekteve shkollore dhe 145 sallave sportive pritet të realizohet përmes buxhetit prej 4.5 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet janë siguruar në buxhetin e MASH-it përmes njësisë për investime kapitale, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, dhe pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte do të të mbulohen nga aktivitetet rekonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore, e cila financon realizimin e Projektit për avancimin e arsimit fillor”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Ministria sqaroi që priten investime në infrastrukturën e shkollës, duke përfshirë përmirësimin e kushteve, higjienës dhe qasjen e personave me nevoja të veçanta.