Lufta speciale ruse në internet – 50,000 profile të rreme

Rreth 50,000 llogari të rreme në gjuhën gjermane po nxisin pakënaqësinë me qeverinë gjermane dhe po minojnë mbështetjen për Ukrainën, sipas një analize të MPJ-së gjermane, shkruan Vërtetmatësi.

Ministria e Jashtme gjermane ka zbuluar një fushatë dezinformimi ruse në platformën X (ish-Twitter). Rreth 50,000 llogari të rreme në gjuhën gjermane po ushqejnë pakënaqësi me qeverinë gjermane dhe po minojnë mbështetjen për Ukrainën, sipas një analize të ministrisë.

Anketa mbulon periudhën nga 20 dhjetori deri më 20 janar, raportoi Spiegel dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Gjatë asaj periudhe, kishte më shumë se një milion cicërima në gjermanisht nga llogaritë e rreme. Tweet-et shpesh përmbanin akuza se qeveria gjermane po neglizhonte njerëzit e saj për të mbështetur Ukrainën.

“Jam i zhgënjyer sepse qeveria punon më shumë për vendet e tjera sesa për qytetarët e saj”, shkruhej në një nga postimet më virale në Twitter.

Llogaritë e rreme ishin të lidhura me të njëjtat faqe interneti që përhapnin lajme të rreme, si për shembull se Ukraina po mposhtej.

Tweet-et mungonin vetëm gjatë fundjavave dhe festave publike ruse.

Siç thuhet në raport, vala aktuale e sulmeve po synon edhe vende të tjera evropiane. Ka indikacione se pjesa më e madhe e fushatës është e automatizuar dhe e kontrolluar nga algoritme.

“Dezinformimi është bërë një kërcënim global”, tha një zëdhënës i ministrisë për Spiegel.

Qëllimi i dezinformimit, shtoi ai, është destabilizimi i shoqërive të tëra, “jo vetëm në demokracitë perëndimore, por kudo”.