LSDM paralajmëroi padi penale dhe interpelancë kundër Afrim Gashit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, njoftoi se partia do të ngrejë padi penale dhe interpelancë kundër Kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit, duke e akuzuar atë për shkelje të vazhdueshme të Rregullores së Punës dhe shpërdorim të detyrës, raporton Portalb.mk.

Në konferencën e sotme për shtyp, Filipce theksoi se kjo është, siç tha ai, një praktikë e përsëritur në punën e udhëheqjes parlamentare, ku procedurat zbatohen në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret.

“Ky është një skandal që nuk është i ri dhe që Kryetari i Kuvendit e ka zbatuar vazhdimisht, dhe kjo është se, duke shkelur Rregulloren, ai cakton një mbledhje të Komisionit për Financa dhe Buxhet, një komision i udhëhequr nga deputetja jonë Sanja Lukarevska, pavarësisht faktit se ajo është këtu dhe nuk mungon, dhe Rregullorja e Punës nuk e lejon këtë. Kur deputeti është këtu, ai cakton një deputet tjetër për të udhëhequr këtë komision”, tha Filipçe.

LSDM njofton se do të ngrihen padi penale dhe një interpelancë për shkak të, siç thonë ata, shpërfilljes sistematike të procedurave parlamentare nga kryekuvendari.

“Duke marrë parasysh se kjo është tashmë praktikë e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, dhe në këtë mënyrë shkel Rregulloren e Punës, njoftojmë se do të ngremë kallëzim penal dhe interpelancë kundër Kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Filipçe.