LSDM-ja kërkoi që KQ ta përjashtojë Jovan Despotovskin nga partia, ai me porosi për Filipçen: Me një vendim nuk mund të fshish 30 vite punë

LSDM-ja opozitare sot kumtoi se deri te organet kompetente të partisë, Këshilli Qendror, në pajtueshmëri me Statutin e partisë do të dorëzojë kërkesë për përjashtim urgjent të Jovan Despotovskit nga partia. Siç pohojnë nga LSDM-ja, Despotovski në marrëveshje me anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it përpiqet ta destabilizojë partinë. Arsyeja për këtë, thonë nga LSDM-ja, është qëë Ekipi antikorruptiv partiak (AKT) ka dhënë të dhëna serioze për krim dhe korrupsion të qeverisë përmes tenderëve, njofton Portalb.mk.

“Një sistem i tërë, një oktapod i cili është i instruuar nga Partia Progresive Serbe dhe i cili nën drejtim të plotë me koalicionin VMRO-ZNAM e zbaton këtë fushatë. Qytetarët kanë mundur t’i shohin këto tentime çdo ditë. Fillimisht kishte pjesëmarrje të një funksionari të mëparshëm. Pastaj, dolën gjoja iniciativa të ish-funksionarëve të cilët publikisht nuk u paraqitën. U inkuadruan fytyra tërësisht irrelevante të cilët para prej paradokohe nuk janë pjesë e LSDM-së, por përfunduan në ZNAM. Të gjithë në të njëjtën kohë, pasi LSDM-ja u ngrit dhe AKT filloi t’i publikojë dëshmitë”, kumtuan nga LSDM-ja.

Nga atje akuzuan se Despotovski për ambicie personale ka vendosur ta shesë gjithë atë që paraqet LSDM.

“Një anëtar i jonë, Jovan Despotovski, pas fjalimit të parë medial të pasuksesshëm, e vazhdoi fushatën kundër LSDM-së në një medium serioz dhe relevant. Bëhet fjalë për ish-funksionar të LSDM-së dhe ish-drejtor i firmave të mëdha shtetërore, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Drejtoria për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, me buxhete të mëdha. Qëllimi është shkatërrimi i LSDM-së dhe heshtje, të ndalemi me publikimin e krimit të pushtetit. Jovan Despotovski për arsye personale dhe frustrime – shiti gjithçka që paraqet LSDM, na tradhëtoi të gjithë nevem anëtarët e LSDM-së. Për sjelljen e tij derisa ishte në funksion dëshmonin shumë anëtarë të LSDM-së. Tani tërësisht e shfaqi fytyrën e tij të vërtetë. Për këtë arsye, këtë rast e dorëzojmë deri te organet kompetente të LSDM-së, Këshilli Qendror, në pajtueshmëri me Statutin e LSDM-së me kërkesë për përjashtim urgjent të Jovan Despotovskit nga partia. Me këtë do të ruhet integriteti i LSDM-së, do të mbrohen vlerat tona demokratike dhe lufta për shoqëri më të mirë dhe do të parandalohet dëm i mëtejshëm nga kolona e pestë në radhët tona”, informuan nga LSDM-ja.

Pas kësaj reagoi Despotovski duke shprehur dëshpërim publik nga vendimet e udhëheqësisë aktuale dhe me konstatimin se nuk ka pritur nga partia amë ta lë tërësisht pa fjalë dhe koment.

“Sinqerisht, oas 30 viteve stazh politik më së paku prisja që pikërisht patia ime amë të më lë tërësisht pa fjalë dhe koment. Në të gjithë paraqitjet publike kam qenë maksimalisht i matur madje edhe në situata dhe për njerëz të cilët absolutisht kanë merituar qëndrim të ashpër. Nëse ajo maturi tani po bëhet kërcënim për kreun aktual të partisë atëherë LSDM-ja ka problem shumë më të madh sesa që edhe mendojmë”, theksoi ai në reagim.

Despotovski i dërgoi edhe mesazh liderit aktual të LSDM-së Venko Filipçe, duke theksuar se partia ka pasur dhe do të ketë personalitete më të mëdha se ai.

“LSDM-ja ka pasur dhe do të ketë shumë personalitete më të mëdha se kryetari aktual. Dhe, askush nga ata asnjëherë nuk është vendosur mbi partinë, mbi familjen tonë. Ajo nuk është LSDM, e as ndonjëherë do të jetë. Një mesazh personal për fund ose për fillim – Venko, me një vendim nuk mundesh, e as që do të lejojë që të fshish 30 vite punë, dashuri dhe sakrificë”, theksoi Despotovski.