“Liqeni i mjellmës” nga Çajkovski më 5 prill në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup

Më datë 5 prill, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup do të shfaqet spektakli i baletit “Liqeni i mjellmës” i autorit Petar Iliç Çajkovski, transmeton Portalb.mk.

“Nën drejtimin e Bisera Çadlovskës, koreografi të Viktor Jaremenko nga Ukraina, prima balerina Maria Kiçevska Shokarovska do të interpretojë rolin e Odete/Odilia, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë) do të interpretojë në rolin e Princit Siegfried, Rotbart është Balash Loshei (Hungari), Pa de trua: Hristina Naqevska, Natasha Trendafilova Gicev, Endrju Kuk (Angli). Skenografia dhe kostumografia janë të Andrej Zlobin dhe Gana Ipatieva nga Ukraina, koncert mjeshtre është Verica Lambevska. Interpretojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional”, thuhet në njoftimin e Operas dhe Baletit Nacional.

Baletit klasik “Liqeni i mjellmës” tregon luftën e përjetshme midis së mirës dhe së keqes. Legjenda e mjellmës misterioze është një nga baletet klasike më romantike dhe karakterizohet me shumë elegancë, stil dhe harmoni. Me melodinë e famshme lirike të Çajkovskit, “Liqeni i Mjellmës” e përshkruan dashurinë tragjike midis princeshës Odete dhe princit Siegfried. Kjo kryevepër universale dhe magjepsëse e dashurisë, mashtrimit dhe dramës nuk duhet humbur.