Lindje apo vdekje ka më shumë në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025-të janë regjistruar gjithsej 15 932 lindje, ndërkohë numri i vdekjeve ka arritur në 20 297, transmeton Portalb.mk.

“Numri i personave të vdekur në vitin 2025 është 20 287 persona, krahasuar me vitin paraprak është zmadhuar për 0.4%. Shumica e tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 10 498 kundrejt 9 789 të gjinisë femërore”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti vdekje janë regjistruar në janar (2002), ndërsa gjithsej në vitin 2025-të janë regjistruar 62 vdekje të foshnjave.

“Mosha mesatare e vdekjes për gjininë mashkullore është  72.2 vjeç, krahasuar me 76.6  vjeç për gjininë femërore, ose për 4.4  vjeç moshë mesatare më të lartë te gjinia femërore”, raportoi Enti.

Më së shumti vdekje (34 %) ka pasur te pacientët që kanë sëmundje sistemit qarkullues.