Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, do të takohen të premten në Berlin, për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën

Takimi i tyre pritet të dërgojë sinjal të unitetit dhe solidaritetit derisa Kivei po përballet me mungesa të resurseve ushtarake, dhe në kohën kur Rusia po voton në zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet që Putinit t’i zgjatet mandati edhe për 6 vjet të tjera, raportoi AP, njofton Koha.net.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të mirëpres presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak, Donald Tsuk, për një samit të ashtuquajtur “Trekëndëshi i Weimarit” të tri fuqive kryesore evropiane.

Forcat e Kievit po mbajnë shpresë për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën nga partnerët perëndimor, por ndërkohë, ata po luftojnë kundër një ushtrie ruse më të madhe dhe të pajisur më mirë, e cila po bën presion të fortë në disa pika të vijës së parë në Ukrainë.

Planet e Bashkimit Evropian për të prodhuar 1 milion fishekë artilerie për Ukrainën kanë dështuar, ndërkohë që ndihma për Ukrainën po pengohet në Shtetet e Bashkuara për shkak të dallimeve politike.