Lajmi për një mësuese që drejtoi 25 fëmijë në një “Spark” u bë dezinformatë për një burrë që i vozitë fëmijët t’i shesë

Postimi shpërndan trillime për një burrë mysliman që voziti 25 fëmijë dhe rrëfeu se i shiste për seks dhe organe. Në këtë mënyrë është keqpërdorur një video e publikuar nga autoritetet në Uzbekistan, për një rast në të cilin një edukatore e kopshtit është ndaluar me 25 fëmijë në një veturë Chevrolet Spark, pas së cilës është dënuar, shkruan Vërtetmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook që përhap lajme të rreme se një burrë në Uzbekistan u kap duke transportuar fëmijë në një makinë dhe pranoi se po i merrte fëmijët për t’i shitur për qëllime seksuale dhe për organe.

27.09.2023

Uzbekistan

Një shofer mysliman u arrestua teksa transportonte në mënyrë të dyshimtë 25 fëmijë në Uzbekistan. Ai përfundimisht pranoi se fëmijët do të shiteshin për qëllime seksuale dhe për organe, thuhet në postim.

Poshtë saj është shpërndarë një video ku shihen shumë fëmijë të futur në një makinë duke u tërhequr nga policia, por video tregon një grua me ta dhe jo një burrë, pretendon postimi.

Kjo video nuk ka të bëjë fare me një burrë që pranoi se shiste fëmijë për seks dhe organe. Bëhet fjalë për një lajm nga Uzbekistani që ka më shumë se një javë për një mësuese kopshti e cila vendosi 25 fëmijë në një automjet “Chevrolet Spark”, pas së cilës u ndalua nga policia.

Pamjet e publikuara nga Shërbimi i Sigurisë Rrugore tregojnë tre fëmijë të hipur në bagazh, gjashtë në sediljen e përparme dhe 16 të fundit të shtrënguar në çdo centimetër rezervë të sediljeve të pasme, shkruan British Sun.

Makina është projektuar për të transportuar vetëm katër pasagjerë.

Mësuesja shpjegoi se ky “udhëtim ferri” ishte mënyra e saj për t’i çuar fëmijët në shtëpi.

Ajo u dënua për drejtim të pasigurt nga këshilli publik në Uzbekistan, por vendimi ende nuk është raportuar.

Nga kjo mund të konkludojmë se postimi po përhap gënjeshtra dhe trillime për një musliman që voziti 25 fëmijë dhe pranoi se do t’i shiste për shërbime seksuale dhe për organe. Në këtë mënyrë është keqpërdorur një video e publikuar nga autoritetet në Uzbekistan, për një rast në të cilin një edukatore e kopshtit është ndaluar me 25 fëmijë në një veturë Chevrolet Spark, pas së cilës është dënuar. Prandaj informrcionin e vlerësojmë si të pasaktë.