Lajçak: Vizita në rajon ndihmuan në qartësimin e hapave të ardhshëm
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën se vizita në Prishtinë e Beograd i kanë ndihmuar në qartësimin e hapave të ardhshëm për shtensionimin e situatës, raporton VOA. Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës.