Lajçak në Serbi: Folëm për zbatim të marrëveshjes së Ohrit

Pas vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndruar në Beograd për takim me krerët e shtetit serb, raporton ABC. Pas takimit që pati me presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviç, në një postim në Twitter, Lajçak deklaroi se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër.

“Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryetarin Petar Petkoviç për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e marrëveshjes”, shkroi Lajçak.

“Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”, deklaroi ai.

Të hënën në Bruksel, do të takohen besnik Bislimi, kryenegociator nga kosova dhe Petar Petkoviç, kryenegociator nga Serbia. E Vuçiç, pas takimin me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, tha Vuçiç.

Vuçiç, gjithashtu, në një postim në Instagram tha se fokusi i takimit ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “që është parakusht që Serbia t’i vazhdojë bisedimet e mëtejshme me Prishtinën”.