Kuvendi i RMV-së votoi mosbesim për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut deri më tani ka votuar mosbesimin për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Portalb.mk.

Në kuadër të seancës së 40-të, u votua mosbesimi për anëtaren Vesna Damevën, Pavlina Cërvenkovskën, Selim Ademi, Milazim Mustada dhe Tanja Çaçarova-Ilievska

Për këtë, ndër të tjera, është diskutuar në takimin e fundit të rregullt të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Interpelancat u dorëzuan nga shumica qeverisëse me nënshkrimet e 67 deputetëve.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha në një konferencë të premten se pesë anëtarët e Këshillit kanë dorëzuar përgjigjet e tyre për pretendimet në interpelancë.

Interpelancat e votuara nuk do të nënkuptojnë zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit, por do të jenë një shenjë e fortë se ata do të japin dorëheqjen.

Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE në pushtet, e ka paralajmëruar që para zgjedhjeve, ndërsa me retorikë identike ka vazhduar edhe pas formimit të Qeverisë.