Kuvendi i RMV-së votoi më shumë ligje, mes të cilave edhe nga pako për “Qytet i Sigurt”

Kuvendi në pjesën e pasdites së sotme të seancës së 76-të pa debat me 65 vota “për” dhe asnjë “kundër” pasdite i solli propozim ligjet për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, të Ligji për Policinë, Ligji për automjetet dhe Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar, të cilat janë pjesë e pakos së ligjeve të nevojshme për funksionimin e plotë të sistemit “Qytet i Sigurt”, raporton MIA.

Pas Propozimit të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurinë në komunikacionin rrugor, i cili u miratua me shumicë të dyfishtë, dhjetë deputetë votuan “për”, të cilët u përkasin bashkësive të cilat nuk janë në shumicë.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, këtu e ndërpreu këtë seancë dhe hapi seancën e 67-të të Kuvendit, në të cilën, siç tha, ka vetëm një pikë – Propozimin e Ligjit për shkollën e mesme të policisë, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri më herët sot i përcolli ndryshimet në Ligjin për Policinë dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Sigurinë në komunikacionin rrugor, të cilat janë pjesë e paketës së ligjeve të nevojshme për funksionimin e plotë të sistemit “Qytet i Sigurt”, për procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Deputetët, më herët, në kuadër të seancës së 76-të, përfunduan debatin mbi Propozimin e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Kundërvajtje, përmes një procedure të shkurtuar, e cila, gjithashtu është, pjesë e pakos prej gjashtë ndryshimeve ligjore për sistemin “Qytet i Sigurt”, për të cilat në mënyrë shtesë do të votohen.

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.