“Kujtesa që nuk vdes” në Gostivar: Ekspozita e Fetah Shehut sjell dhimbjen e luftës
Më 16 shkurt, me fillim nga ora 19:00, Qendra për Kulturë në Gostivar organizon manifestimin “Kujtesa që nuk vdes”, një mbrëmje kushtuar rikujtimit të kohëve të vështira që përjetuan kosovarët, si dhe solidaritetit e mikpritjes së gostivarasve që u gjendën pranë tyre në ato ditë të rënda, shkruan Portalb.mk.
Mysafir i veçantë i këtij eventi do të jetë piktori kosovar Fetah Shehu, i cili përmes ekspozitës së tij personale sjell kujtime, emocione dhe dëshmi të asaj periudhe që nuk duhet harruar kurrë.
Piktori Fetah Shehu për Portalb.mk tha se dhimbja është kujtesa jonë, por shpresa është rrëfimi që e vazhdojmë: në errësirë mjafton një dritë e zbehtë, një prekje, një fjalë e ulët, që njeriu të gjejë forcë për të jetuar dhe falë mikpritjes e solidaritetit, ta kthejë mbijetesën në mirënjohje.
“Përmes këtyre pikturave dua të përcjell mbi të gjitha mbijetesën dhe shpresën, pa e fshehur dhimbjen që e ka shoqëruar atë periudhë. dhimbja është pjesë e kujtesës sonë kolektive, por nuk është fundi i rrëfimit. Në çdo figurë, në çdo ngjyrë të errët që zbutet nga një dritë e lehtë, mundohem të tregoj se edhe në kohët më të vështira, njeriu gjen forcë për të vazhduar. Një element i rëndësishëm është edhe mirënjohja për mikpritjen dhe solidaritetin sepse pa to, historia do të kishte pasur një tjetër rrjedhë. Vepra e lidhur me një kujtim real Po, ka një vepër që lidhet drejtpërdrejt me një kujtim personal si ajo bashkëbisedimi me nënëloken ku bëja pytje nga periudha e luftës në Kosovë. Ajo paraqet një familje të mbledhur në heshtje rreth një drite të zbehtë, në një hapësirë të ngushtë. Ky imazh buron nga një natë konkrete kur qëndruam të strehuar, me frikë, por edhe me një ndjenjë të fortë bashkimi. Historia që fshihet pas saj nuk është vetëm frika, por edhe mënyra se si një shikim, një prekje, apo një fjalë e thënë me zë të ulët mund të japë kurajo të jashtëzakonshme”, tha Shehu.

Ai shtoi se piktura e tij nis nga një fragment kujtese një hije, një krismë, një ndjesi, por bëhet e plotë vetëm kur zgjon ndërgjegjen e tjetrit.
“Ndërtimi emocional i pikturës zakonisht nisem nga kujtesa, nga mënyra e të menduarit por jo domosdoshmërisht nga një kujtim i plotë. Shpesh ndodhë që është një fragment: një hije në mur, një zhurmë, një krismë që përcjell. Pastaj ndërtimi mbi të përmes ndjesisë që dua t’ia lë publikut. Dokumentimi më ndihmon të jem i saktë në kontekst, por emocioni është boshti kryesor. Piktura për mua është një dialog mes asaj që kam përjetuar dhe asaj që shpresoj të zgjoj tek të tjerët. Çfarë dëshiroj pas ekspozitës Do të doja që kjo ekspozitë të hapte një bisedë të sinqertë mbi kujtesën dhe përgjegjësinë. Sidomos te të rinjtë që nuk e kanë përjetuar atë kohë, shpresoj të lindë një kureshtje për të dëgjuar rrëfimet e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Jo për të mbetur në plagë, por për të kuptuar vlerën e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës. Nëse pas kësaj ekspozite dikush ndalet dhe pyet: “Çfarë mund të bëj unë që kjo të mos përsëritet?”, atëherë arti ose artistët në përgjëgjësi e kanë përfunduar misionin e duke dokumentuar piktura vizatime puna fakte”, tha Shehu.