KSHZ: Votimi i të burgosurve, të sëmurëve dhe diasporës zhvillohet pa probleme

KSHZ njoftoi se deri në këtë moment votimi vijon pa probleme. Me të drejtë vote në këto zgjedhje Në Listën Zgjedhore janë regjistruar gjithsej 1.814.317 votues. Sot, të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 2.569 votues në 31 vendvotime në PDK ku janë paraqitur për të votuar, e fletparaqitjet e të cilëve janë pranuar nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

Sot, në vendvotime në 14 Institucione Ndëshkuese-Përmirësuese, të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 2.147 votues. Të gjitha vendvotimet në Institucionet Ndëshkuese-Përmirësuese janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi do të vazhdojë deri në orën 19:00.

Gjatë ditës së sotme, të drejtën e tyre të votës në qendrën e vetme për personat e zhvendosur brenda vendit do të mund ta realizojnë edhe dy votues të cilët janë të regjistruar si të zhvendosur brenda vendit.

Gjatë ditës së sotme, Këshillat Zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do ta realizojnë votimin e personave të sëmurë ose të plogësht, të cilët kanë dorëzuar njoftime me dokumentacion përkatës deri te komisionet komunale zgjedhore. Të drejtën e votës në shtëpitë e tyre do ta ushtrojnë 6.935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë apo të plogësht.

Sot, 534 votues që janë të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtëfamiljar do të kenë mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e votës në qendrën ku janë vendosur.

Ekziston interes i theksuar për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve nga organizata dhe media vendore, të huaja dhe ndërkombëtare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka lëshuar akreditime për vëzhgim për 342 vëzhgues vendor, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, si dhe 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj.

Për të gjithë qytetarët në dispozicion janë uebfaqja e KSHZ-së www.sec.mk, si dhe faqet e rrjeteve sociale Facebook, X, Instagram dhe kanali YouTube, ku do të mund të gjejnë informacione në kohë dhe të sakta lidhur me zgjedhjet.