KShPK: Mangësi të shumta në kuadrin ligjor dhe administrativ që rregullon procesin zgjedhor

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në Raportin për kushtet e krijuara në financimin e Zgjedhjeve Presidenciale 2024 konstatoi mangësi të shumta në kuadrin ligjor dhe administrativ që rregullon procesin zgjedhor dhe financimin e fushatave zgjedhore në vend. Pavarësisht ekzistimit të legjislacionit, problemet e konsiderueshme në zbatim krijojnë rrezik korrupsioni, transmeton Portalb.mk.

“Kjo posaçërisht shprehet në aplikimin jo adekuat të dispozitave ligjore, gjë që çon në rritjen e rrezikut të keqpërdorimit të mjeteve. Procedurat administrative, si raportimi i donacioneve dhe shpenzimeve nga partitë politike, janë vlerësuar si tepër komplekse dhe joefikase, duke çuar në rritje të kostove administrative dhe vonesa. Nevojitet një reformë e këtyre proceseve për të arritur efikasitet më të madh dhe zvogëlimin e mundësive për korrupsion”, njoftoi KSHPK.

Gjithashtu, Raporti i KSHPK-së tregon nevojën për forcimin e sistemeve të monitorimit dhe mbikëqyrjes për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në financimin e fushatave zgjedhore.

Gjithashtu ka një shkallë të ulët të realizimit të detyrimit ligjor për të dhënë të dhëna për mjetet motorike zyrtare që kanë institucionet, pra nën 50 përqind. Është konstatuar edhe mungesa e zgjidhjes normative për sanksionim, e cila zvogëlon mundësinë e parandalimit të keqpërdorimit të automjeteve zyrtare për qëllime të fushatës zgjedhore.

Siç thuhet në Raport, nga gjithsej burimet e financimit të fushatës zgjedhore në vlerë prej 459.815.831 denarë, 77 përqind janë mjete nga buxheti i shtetit, prandaj KSHPK-ja thekson nevojën e shfuqizimit të saj për shkak të ekzistimit rreziqeve të korrupsionit dhe ndikimi i ardhshëm i partive politike në politikën editoriale të medias.

Komisioni Shtetëror Antikorrupsion thekson se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka paguar vetëm 78 përqind të totalit të obligimit për reklama politike të paguara.

Lidhur me trajtimin e lëndëve për këtë proces zgjedhor, KShPK bën me dije se ka depozituar gjithsej 65 lëndë, të cilat janë rezultat i raportimeve për shkelje të dyshuara të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

“Nga gjithsej vendimet e marra janë marrë 30 vendime për ndërprerje, 15 vendime refuzuese, ndërsa tetë lëndë janë mbyllur me konkluzione për shkak të përmbajtjes identike ose të ngjashme. Pas rasteve për zgjedhjet presidenciale kemi iniciuar gjashtë iniciativa për inicimin e procedurës për ndjekje penale, si dhe katër iniciativa para organeve kompetente për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve”, thuhet në raportin e KShPK-së.

Në lidhje me detyrimin ligjor për paraqitjen e raporteve, KSHPK-ja konstatoi se një numër dukshëm i vogël i subjekteve juridike që kryejnë reklama politike me pagesë kanë dorëzuar raporte në KShPK, gjë që cenon parimin e transparencës së fushatës zgjedhore dhe ul besimin në procesin zgjedhor përgjithësi për të cilin nuk janë vendosur sanksione nga institucionet kompetente.

“KSHPK-ja kontribuon ndjeshëm në mbrojtjen e ligjshmërisë, objektivitetit dhe transparencës së procesit zgjedhor nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit efikas të financimit, aktiviteteve parandaluese dhe menaxhimit të raporteve për parregullsi. Është e nevojshme të vazhdohet me përmirësimin e mekanizmave për trajtimin e parregullsive zgjedhore dhe nxitja e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së publikut në zbulimin e aktiviteteve korruptive, e cila është kyçe për ruajtjen e proceseve demokratike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet”, thuhet në raportin e Antikorrupsionit.

“Menaxhimi financiar është një sfidë serioze, por suksesi i KShPK-së në luftën kundër korrupsionit dhe trajtimin e parregullsive është i dukshëm dhe domethënës pavarësisht të gjitha sfidave”, thuhet në raport.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit rekomandon vendosjen e mekanizmave të rinj për monitorimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe riorganizimin e proceseve administrative për menaxhim më efikas të burimeve dhe reduktimin e mundësive për korrupsion.

Ky raport është një dokument që jep një pasqyrë të gjendjes së financimit të fushatave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024. Nëpërmjet një rishikimi të detajuar të të ardhurave, shpenzimeve dhe kuadrit ligjor, Raporti thekson nevojën për reforma dhe përmirësime që do të sigurojnë një proces të drejtë dhe transparent zgjedhor në të ardhmen.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultateve të 8 majit, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 18, LSDM 18, VLEN 14, E Majta 6 dhe ZNAM 6.