Kryeministri Kurti paralajmëroi takim mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

I pari i ekzekutivit, këtë e bëri të ditur sot pas përfundimit të mbledhjes së 143-të të qeverisë, transmeton klankosova.tv.

”Mbledhja e 143-të nga kënde të tjera të kamerës. Ajo e radhës do të jetë në mes të dy qeverive”, shkroi Kurti në një postim në Facebook, teksa bashkëngjit edhe dy figura me flamuj, atë kosovar dhe atë shqiptar.

Takimi mes dy qeverive do të ndodhë më 14 qershor në Gjakovë.