Kryeministri grek tregoi mënyrën si do të dëmshpërblehen turistët që u larguan për shkak zjarrit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis fton turistët që humbën pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive qe përfshinë ishullin për një javë pushime falas, raporton VizionPlus.

Duke  folur  për median britanike shefi i qeverise greke tha se vendimi do te merret ne bashkëpunim me autoritetet ne Rodos

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme” për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve

Situata tashme është normalizuar në Rodos. ishulli u përfshi nga zjarre masive, aq sa pati edhe persona të lënduar .

Dhjetëra turiste u detyruar te braktisnin ishullin pasi flaket iu afruan hoteleve. Edhe zona te tjera të Greqisë u përfshinë nga zjarret te cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale.