Krenar Doli do të sjellë para publikut monografinë që ringjall artin e Esat Bicurrit
Të hënën (20 tetor), me fillim nga ora 19:00, në Kino ABC në Prishtinë, do të bëhet promovimi i monografisë “Esat Bicurri në përjetësi” me autor Krenar Doli. Vlerat artistike të këtij mjeshtri të muzikës si në zhanrin e muzikës tradicionale, qoftë në lirikë, epiko-lirikë përbëjnë një shkollë të veçantë, ku edhe studiues të muzikologjisë dhe të etnomuzikologjisë studiojnë dhe hulumtojnë vlerat dhe intrepretimin e Esat Bicurrit, shkruan Portalb.mk.
Esat Bicurri gjatë gjithë jetës së tij artistike ishte pjesëmarrës në gjithsej 21 festivale, ku këndoi këngë të kompozitorëve të ndryshëm të Kosovës, ku u paraqit me krijime nga kompozitorë të ndryshëm shqiptarë, si dhe me tekste dhe krijime autoriale të veta.
Është fitues i shumë shpërblimeve në të gjitha festivalet kombëtare të mbajtura në të gjitha trevat e qytetet shqiptare ku u këndua kënga shqipe. Në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të mbajtur në Shkodër, ai nderohet me çmimin kryesor për këngën Dashuria për mëmëdhenë, kantautor i së cilës ishte vetë.
Këngëtari Bicurri gjatë gjithë karrierës së tij ka regjistruar mbi 80 këngë përkrah emrave më të shquar e të nderuar, si: Nexhmije Pagarusha, Bik Ndoja, Liliana Çavolli, Sebahate Vishnja, Shyqyri Alushi etj. Edhe sot e kësaj dite këto materiale muzikore ruhen në fondin arkivor të Radio Kosovës, të Radio Televizionit të Kosovës, si dhe në arkivat e Radio Televizionit Shqiptar në Tiranë. Si këngëtar i karakterit lirik dhe liriko-epik, Esati këndoi në të gjitha trevat ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Ai mbrojti dhe kultivoi me dashuri këngën elbasanase të usta Isuf Myzyrit, këngën shkodrane të Palok Kurtit, këngën tiranase të Muharrem Gurrës, beratase të Shyqyri Fugës, gjakovare të Ymer Rizës, Qamilit të Vogël e të Mazllom Mejzinit, të cilave ai u dha shpirt dhe jetë në të gjitha interpretimet e tij ku pati rastin të paraqitet, thuhet në monografi.
“Esat Bicurri si njeri ishte i mreku llueshëm, ka qenë njeri me karakter të fortë, ka qenë mik i sinqertë. Këngëtarin tonë të mirënjohur e kam pasur shok, ko leg dhe mik të vërte të që nga dita e parë kur u njohëm. Kjo ka ndodhur në vitin 1972 atëherë kur Esat Bicurri ishte student në Fa kultetin Ekonomik, ndërsa unë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Që nga ajo kohë filloi shoqëria dhe miqësia me të në Shoqërinë Kulturore Artistike Bajram Curri të Prishtinës. Esat Bicurri shquhej për një përgjegjshmëri dhe një këmbëngulësi në interpretimin origjinal të këngës së mirë-filltë shqipe. Këngët e kënduara nga Esati kryesisht kanë qenë të karakterit lirik dhe të karakterit epiko-lirik”, ka deklaruar Sedat Kuçi në monografinë “Esat Bicurri”.
Këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha, më 18 shkurt 2007, në ambientet e Radio Kosovës, në Prishtinë rreth veprës së Esat Bicurri ka deklaruar: “Ajo çfarë i duhet një këngëtari, ai i kishte! Ngjyra dhe timbrika e zërit të tij ishin të veçantë! Ishte një kën gëtar shumë muzikal. Njeri i thjeshtë dhe i dashur për të gjithë. Edhe sot e kujtoj me një res pekt të veçantë! Zërat e mirë nuk i kanë munguar kurrë Kosovës, Esati ishte pjesë e këtyre zërave, i cili do të jetojë gjatë në mendjet e adhuruesve të muzikës po edhe në mendjet dhe zemrat e të gjithë neve që e njohëm nga afër”, thuhet në monografinë “Esat Bicurri”.
Për monografinë “Esat Bicurri në përjetësi” do të flasin Bekim Ramadani dhe Durim Abdullahu.
Me pika artistike do të paraqiten: Jahja Shehu dhe Kuarteti Harkor nga Filharmonia e Kosovës.