Kremlini e pranoi rënien e të ardhurave nga gazi dhe nafta
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka pranuar se të ardhurat e Rusisë nga shitja e energjisë janë përgjysmuar krahasuar me vitin 2025,raporton Portalb.mk.
Psekov tha se rënia është kompensuar pjesërisht nga të ardhura të tjera. Sipas tij, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme.
“Ka rënie të të ardhurave nga nafta dhe gazi, por ajo është kompensuar pjesërisht nga rritja e të ardhurave jo-naftë dhe gaz”, deklaroi Peskov.
Më 6 shkurt, Ministria ruse e Financave njoftoi se të ardhurat e buxhetit federal në janar janë 50.2 përqind më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ministri i Financave, Anton Siluanov, tha se pjesa e të ardhurave nga energjia në buxhet mund të bjerë në 20 përpind gjatë vitit 2026.
Vendet perëndimore kanë shtuar presionin ndaj eksporteve ruse të energjisë. Ato kanë vendosur sanksione të reja ndaj cisternave që transportojnë naftë dhe gaz, kanë rritur kostot e sigurimit dhe kanë kufizuar hyrjen në porte.