Korrupsioni në Komunat e Pollogut, rastet më të shpeshta janë për legalizim të shtëpive dhe blerje të tokës

Pesë qytetarë kanë raportuar raste korrupsioni në komunat e rajonit të Pollogut në anketën anonime të Portalbit. Katër raste i referohen Komunës së Tetovës ndërsa një tjetër Komunës së Vrapçishtit. Asnjëri nga rastet nuk është raportuar për arsye të ndryshme. Komunat e Pollogut thonë se nuk janë të njoftuar për raste korrupsioni, ndërsa Prokuroria pohon se ka raste të tilla, shkruan Portalb.mk.

Anketa e Portalbit: Korrupsion ka por nuk paraqitet

Anketa u referohej rasteve të korrupsionit nëpër komunat dhe ndërmarrjet publike të nëntë komunave të rajonit të Pollogut: Tetovë, Gostivar, Tearcë, Bogovinë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunoc, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë.

Nga pesë rastet e raportuara, katër janë në Tetovë dhe një në Vrapçisht.

Kështu u shprehën të anketuarit:

“Në komunën e Tetovës. Para disa muajsh më është kërkuar nga 2,500€ për të procesuar me marrjen e lejeve për ndërtim shtëpie”.

“Kërkuan para për legalizimin e shtëpisë në Komunën e Tetovës”.

“Në Komunën e Tetovës, konkretisht te NPK “Tetova”. Shkova për një shërbim komunal dhe duhej të kryeja një procedurë administrative, një nga punonjësit si me të qeshur disi më kërkoi ti jepja diçka (para) që të ma kryente shërbimin për të cilin paguhet. Më pas i tregova se punoj në media dhe se mos të vazhdojë të më thotë gjëra të tilla sepse do t’i bëj publike. Kur e mori vesh me të vërtetë se i dija të drejtat e mia, ndryshoi tonin e bisedës dhe filloi me të qeshura”.

“Në Vrapçisht. Blerja e tokave shtetërore ka dy çmime. Një përqindje e vogël për komunën dhe përqindja më e madhe për kryetarin e komunë”.

Megjithatë, asnjë nga këto raste nuk është raportuar. Një qytetar tha se nuk besonte se do të ndërmerrej diçka. Një tjetër nuk ka ditur ku ta raportojë. Dy qytetarë thanë se nëse do e raportonin kjo do u hapte më shumë probleme. Ndërsa një qytetar tha se personit ia ka bërë të qartë se nuk ka të drejtë t’i kërkonte diçka të tillë.

Tre qytetarë edhe pse vetë nuk kanë përjetuar raste korrupsioni janë shprehur se njohin dikë që përjetuar të njëjtën.

Komunat njëzëri: Nuk kemi raste të paraqitura

Portalb.mk të dhënat e anketës i ndau me Komunën e Tetovës dhe pyeti nëse janë të njoftuar për ndonjë rast të tillë.

Por, nga Komuna e Tetovës theksuan se nuk kanë marrë ndonjë njoftim lidhur me korrupsionin në këtë komunë.

“Nuk është paraqitur asnjë ankesë apo raport zyrtar që të pasqyrojë një situatë të tillë. inkurajojmë qytetarët që, nëse hasin ndonjë formë korrupsioni, ta raportojnë menjëherë në Komunën e Tetovës për trajtim të menjëhershëm dhe të duhur”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Lidhur me pyetjet tona edhe nga Komuna e Vrapçishtit thanë se “deri te Komuna e Vrapcishtit nuk kemi te paraqitur ndonje rast”.

Edhe nga komunat Bërvenicë, Tearcë, Bogovinë, Mavrovë&Rostushë thanë se nuk kanë evidentuar raste korrupsioni në komuna.

Nga këta komuna thanë se inkurajojnë qytetarët që të paraqesin rastet e tilla.

Në ndërkohë Komuna e Gostivarit, Zhelinës dhe Jegunocit nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske.

KSHPK-ja nuk mban evidenca në baza gjeografike

Lidhur me korrupsionin nëpër komunat e Pollogut, nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit thanë se nuk mbajnë evidencë sipas komunave.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk mban evidencë të veçantë për rastet e konstatuara sipas komunave, përkatësisht zonave gjeografike dhe për këto arsye nuk jemi në gjendje të japim informacion lidhur me pyetjen e parashtruar”, thanë nga KSHPK-ja.

Policia dhe Prokuroria me të dhëna

Lidhur me rastet e raportuara në Polici të korrupsionit apo ryshfetit, nga Ministria e Punëve të Brendshme theksuan se nga viti 2020 deri më 12.10.2024 në Drejtorinë e Policisë së Gostivarit janë regjistruar 2 kallëzime penale të cilat i janë përcjellë Prokurorisë Publike të Gostivarit.

Rasti i parë i kallëzimit penal është më 04.02.2020 kundër një kryesi – punonjës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike – Tetovë, për veprën penale “Marrje e ryshfetit” nga neni 357 dhe veprën “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 të Kodit Penal të RMV-së.

“I akuzuari veprën e ka kryer më datë 04.02.2020 rreth orës 12:30, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar si inspektor i punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike Tetovë, në atë mënyrë që ka marrë ryshfet prej 150 eurosh nga një personi te i cili paraprakisht kishte kryer kontroll në subjektin juridik me seli në Gostivar dhe i shqiptoi dy gjoba për parregullsi të konstatuara, të cilat i dëmtuari i kishte paguar me rregull dhe ia dërgoi të pandehurit. Pas pagesës, i pandehuri vazhdimisht i ka telefonuar dhe i ka dërguar sms viktimës dhe i ka kërkuar ryshfet prej 300 eurosh, duke i sqaruar se ka 30 ditë që nuk i ka vënë vulë objektit afarist. Me veprime të tilla i pandehuri ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 150 eurosh”, sqaroi Policia.

Lidhur me rastet e raportuara në Polici të korrupsionit apo ryshfetit, nga Ministria e Punëve të Brendshme theksuan se nga viti 2020 deri më 12.10.2024 në Drejtorinë e Policisë së Gostivarit janë regjistruar 2 kallëzime penale të cilat i janë përcjellë Prokurorisë Publike të Gostivarit.

Rasti i parë i kallëzimit penal është më 04.02.2020 kundër një kryesi – punonjës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike – Tetovë, për veprën penale “Marrje e ryshfetit” nga neni 357 dhe veprën “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 të Kodit Penal të RMV-së.

“I akuzuari veprën e ka kryer më datë 04.02.2020 rreth orës 12:30, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar si inspektor i punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike Tetovë, në atë mënyrë që ka marrë ryshfet prej 150 eurosh nga një personi te i cili paraprakisht kishte kryer kontroll në subjektin juridik me seli në Gostivar dhe i shqiptoi dy gjoba për parregullsi të konstatuara, të cilat i dëmtuari i kishte paguar me rregull dhe ia dërgoi të pandehurit. Pas pagesës, i pandehuri vazhdimisht i ka telefonuar dhe i ka dërguar sms viktimës dhe i ka kërkuar ryshfet prej 300 eurosh, duke i sqaruar se ka 30 ditë që nuk i ka vënë plombë (shirit) objektit afarist. Me veprime të tilla i pandehuri ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 150 eurosh”, sqaroi Policia.

Rasti dytë i kallëzimit penal është më 27.10.2022 ndaj 3 autorëve, përkatësisht ndaj një autori për vepër penale të dënueshme nga neni 353 i Kodit Penal për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Marrje të ryshfetit” të dënueshme sipas nenit 357 të Kodit Penal, ndaj një të punësuari si bari që ka kryer veprën penale nga neni 358 i Kodit Penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe një autori për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” parashikuar nga neni 358 në lidhje me “Bashkëpunim” e dënueshme sipas nenit 22 të Kodit Penal të RMV-së.

“I pandehuri i parë e ka kryer krimin në fillim të vitit 2022 në lagjen “Mllaki”, ku të pandehurit e dytë dhe të tretë ua ka marrë 1000 euro, duke u premtuar se do t’i ndihmojë për të fituar tokë shtetërore, edhe pse e dinte që parcela kishte një shënim në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri”, informoi Ministria e Brendshme.

Nga Prokuroria Publike ndanë me ne statistika nga katër vitet e fundit, të cilat siç thanë u referohen krimeve për të cilat ne treguam interes.

“Vetëm në vitin 2023, prokuroritë themelore publike që i përkasin Prokurorisë së Lartë Publike të Gostivarit kanë vepruar me kallëzime penale të parashtruara kundër gjithsej 516 personave për veprat penale nga kapitulli i 30-të i Kodit Penal – Krimet kundër detyrës zyrtare, të cilat përfshijnë shumicën e krimeve për të cilat ju tregoni interes”, thanë nga Prokuroria Publike.

Në vitin 2022 në këtë zonë janë proceduar kallëzime të tilla penale kundër 514 personave, në vitin 2021 ndaj 576 personave dhe në vitin 2020 ndaj 771 personave.

“Prokuroria Publike nuk është në gjendje të veçojë rastet dhe të komunikojë detaje të procedurës”, thanë nga Prokuroria.

KE: RMV pa asnjë përparim në fushën e korrupsionit

Kujtojmë se Komisioni Evropian në Raportin e fundit të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, vendin e vlerësoi pa asnjë përparim në fushën e korrupsionit. Edhe atëherë, lidhur me ndryshimet e Kodit Penal u tha se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla.

Pa përparim edhe gjyqësori u vlerësua atëkohë dhe u kërkua që Këshilli Gjyqësor të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe  t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm.

Me ndihmën e Indeksit të Hapjes, luftojmë kundër korrupsionit

Në forumin tematik “Komuniteti i angazhuar për rezistencën ndaj korrupsionit”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacion Social Blink 42-21, sot në Shkup u diskutua për praktikat e mira dhe sfidat për vetëqeverisje lokale më transparente, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

Në këtë ngjarje u prezantua Indeksi i Hapjes së Pushtetit Lokal për vitin 2024.

“Me ndihmën e Indeksit të Hapjes, ne luftojmë kundër korrupsionit duke siguruar që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë në punën e komunave” tha drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

“Në këto 20 vite kemi punuar në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave shtetërore, kemi bërë shumë analiza të shërbimeve elektronike që janë në dispozicion në vendin tonë. Nevojat e qytetarëve shpesh neglizhohen, pikërisht për këtë arsye duhet t’i bëjmë të prekshme përfitimet e transformimit digjital. Digjitalizimi kontribuon në uljen e korrupsionit, por nuk është qëllim në vetvete, por është pjesë e një vizioni tjetër dhe mund të ndihmojë në mënyrë domethënëse, Jashari.