Kori i grave “Teuta” rrugës për në Festivalin e Manastirit (VIDEO)

Grupi i grave “Teuta” do të jenë në Manastir ku do të marrin pjesë në festivalin ” Ditët e Ilindenit”. Për lexuesit e Portalb.mk sjellin pamje dhe fotografi.

Nën moton “Arti i traditës”, nga data 19 korrik, në Manastir mbahet edicioni i 54-të i festivalit “Ditët e Ilindenit”.

Në festivalin që do të zgjasë 13 ditë do të marrin pjesë mbi 1200 valltarë nga Maqedonia, Rumania, Bolivia, Koreja e Jugut, Qiproja Veriore, Meksika, Turqia, Serbia dhe SHBA. Në mesin e shumë artistëve do të marrin pjesë dhe kori i grave të Tetovës “Teuta” .

Këto gra janë përfshirë vullnetarisht në formimin e grupit si zonja me profesione të ndryshme në jetë po që i bën bashkë një pasion, dëshira për të kënduar.

Ato kanë dhe festivalin e tyre që quhet “Teuta” i cili pritet të mbahet së shpejti.

Janë gra të respektuara që duken shumë të kuruara dhe e reflektojnë energjinë e tyre pozitive kudo që shkojnë.

Portalb.mk së shpejti do t’i ketë në fokus këto gra, duke sjellë profilet e tyre dhe veprimtarinë e këtij formacioni të suksesshëm që për vite të tëra përfaqësojnë gruan shqiptare dhe muzikën e mirëfilltë kudo që shkojnë.