Koncerti i verës në Kumanovë: Bardhi vjen me ‘Anderr Show’ në stadiumin e Bashkimit

Bardhyl Idrizi i njohur ndryshe si Bardhi, nga Kumanova, më 30 korrik do të vijë në qytetin e tij me koncertin e tij të parë “Anderr Show”, shkruan Portalb.mk.

“Ky koncert nuk është thjesht një ngjarje, por një koncept i ndërtuar mbi një ëndërr ,“Anderr”, që nisi si një vizion i madh, pa harruar asnjëherë rrënjët e mia,” theksoi Idrizi në njoftimin e tij.

Në këtë koncert do të marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, si: Ronela Hajati, Don Phenom, Majk, Emra Brah, Melinda Ademi, Semi Jaupaj dhe të tjerë.

Biletat mund të merren në këto lokacione:

  • Biletat në Kumanovë: Qendër te tineksi. (19:00-22:00)
  • Biletat në Prishtinë: Sheshi Zahir Pajaziti. (11:00 – 23:00)
  • Biletat në Shkup: Austrian Palace. (18:00- 21:00)

Ndërkaq biletat mund të merren edhe përmes platformës Rave Travel.mk.

Çmimi i biletës është 900 denarë (15 euro).