SHBA-ja sanksionoi një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist.
Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-së, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në regjimin e Maduros”.
Gjithashtu, pretendohet se karteli “ofron mbështetje materiale” për Tren de Aragua dhe Kartelin e Sinaloas – banda kriminale të shpallura si grupe terroriste nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Veprimi i sotëm ekspozon më tej ndihmën që regjimi i paligjshëm i Maduros i jep narkoterrorizmit përmes grupeve terroriste si Kartel de los Soles”, tha në një deklaratë Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.