Komunat e Maqedonisë së Veriut ku u regjistruan më shumë lindje sesa vdekje

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar shtim negativ natyror në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke u regjistruar 294 vdekje më shumë sesa lindje, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2023, numri i lindjeve të gjalla është 4 453 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar me 9.8 %. Në këtë periudhë ka pasur 4 747 vdekje, që shënon ulje prej 6.8 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Komunat ku ka pasur më shumë lindje sesa vdekje: Çair (145), Saraj (128), Studeniçani (76), Tetova (65), Haraçina (62), Shuto Orizara (49), etj. Ndërkohë komunat ku ka pasur më së shumti vdekje sesa lindje: Manastir (-99), Prilep (-57), Ohri (-54), Karposhi (-43), Sveti Nikolla (-41), etj.

Numri i martesave në këtë tremujor nga 2023  është rritur me 11.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe është 4 116 martesa.Në këtë tremujor janë marrë 301 raporte për martesa të divorcuara”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.