Komuna e Tetovës tregoi pikën ku mund të dorëzohen lëkurat e kurbanëve

Qytetarët e Tetovës do të kenë mundësi tri ditë të dorëzojnë lëkurat e kurbaneve në pikën e vetme që është caktuar në rrugën e fshatit Trebosh, transmeton Portalb.mk.

“Për menaxhim të sigurt të mbetjeve, lëkurat e kurbanave duhet të dorëzohen vetëm në pikën grumbulluese të kompanisë Saubermacher, e cila ndodhet në rrugën e fshatit Trebosh – Pallma Mall, ky aksion vlen nga data 06.06.2025 deri më 08.06.2025, pas kësaj date ky shërbim nuk do të jetë në dispozicion”, raportoi Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës vlerësoi se përmes këtij organizimi do të mbrohet më mirë mjedisi.

Besimtarët myslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon dy muaj pas Fitër Bajramit, fest që u shënua me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit.

Në ora 04.24 besimtarët në Shkup do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit.