Komisioni për Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut shqyrtoi dhe vendosi rreth 66 lëndëve nga institucione të ndryshme
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) e përfundoi mbledhjen e sotme në të cilën anëtarët shqyrtuan dhe vendosën rreth gjithsej 66 lëndëve. Mes lëndëve që u shqyrtuan është edhe lënda që ka të bëjë me thëniet për veprim të paligjshëm të perosnave zyrtarë në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural gjatë miratimit të kërkesës për mbështetje financiare nga programi IPARD 2021-2027, për të cilën Komisioni solli vendim që ta ndërprejë procedurën, raporton MIA.
Në mbledhje u cek se rreth rastit tashmë po veprojnë Prokuroria themelore publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, për ç’shkak KSHPK vlerësoi se nuk ka bazë për veprim të mëtutjeshëm.
Lënda u formua pas paraqitjes nga një parashtrues i njohur ku paraqiten dyshime për paligjshmëri gjatë shqyrtimit të kërkesës për mbështetje financiare për ndërtimin e një objekti në Komunën Ilinden.
Gjatë procedurës, KSHPK kërkoi të dhëna nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, prej ku u njoftuan se dokumentacioni lidhur me kërkesën e njëjtë për mbështetje financiare i është parashtruar Prokurorisë kompetente themelore publike, si dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme – Njësisë për krim ekonomik dhe kompjuterik, të cilat tashmë vepruan rreth lëndës.
Në mesin e lëndëve të refuzuara ishte edhe paraqitja për gjitha veprim të paligjshëm në procedurën gjyqësore lidhur me të drejtën e pronësisë ndaj pronës së patundshme. KSHPK vlerësoi se bëhet fjalë për çështje në kompetenca të organeve gjyqësore dhe vendosi që paraqitjen t’ia dërgojë Këshillit gjyqësor.
Komisioni hodhi poshtë edhe paraqitje anonime kundër drejtorit të një shkolle të muzikës, në të cilën pohohej se mjetet nga shfaqja e nxënësve në një ngjarje të organizuar nga një ambasadë e huaj nuk ishin paguar në llogari të shkollës. KSHPK vlerësoi se thëniet kanë të paqarta dhe të pambuluara me dëshmi, ndërkaq për shkak të anonimitetit të parashtruesit nuk ishte e mundur të kërkohej plotësim i paraqitjes.