Kjo këngë nuk është “njerëzore”, Bora Faira vjen me artin nga e ardhmja (VIDEO)
Skena muzikore shqiptare sapo ka bërë një hap drejt epokës së re, duke thyer kufijtë mes ndjenjës njerëzore dhe fuqisë së algoritmeve. Artistja Bora Faira ka fytyrë njeriu por, në fakt, ajo është e krijuar me anë të inteligjencës artificiale (AI) sikurse dhe kënga e saj, hiti i fundit “Jam e Lirë” , Portalb.mk.
Kënga vjen si një kombinim i kreativitetit artistik dhe inovacionit teknologjik, duke shfrytëzuar AI në procesin e kompozimit, produksionit dhe elementeve vizuale. “Jam e Lirë” përcjell një mesazh të fortë për pavarësinë, vetëbesimin dhe çlirimin emocional, ndërsa tingëllon moderne dhe në hap me trendet globale të muzikës digjitale.
Projekti është shoqëruar edhe me videoklip, ku gjithashtu janë përdorur elemente të krijuara me inteligjencë artificiale, duke i dhënë një dimension unik.
Me këtë publikim, Bora Faira pozicionohet si një artiste që eksperimenton dhe guxon, duke sjellë risi në skenën muzikore dhe duke dëshmuar se arti dhe teknologjia mund të bashkohen për të krijuar përvoja të reja për publik.