Kjo është radhitja e koalicioneve dhe partive në zgjedhjet parlamentare të RMV-së

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot hodhi shortin me të cilin u përcaktua radhitja e 17 partive dhe koalicioneve të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut, raporton Portalb.mk.

Kjo do të jetë radhitja në fletë votime:

  1. Koalicioni “Ardhmëri Evropiane” e udhëhequr nga LSDM,
  2. Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE,
  3. Koalicioni “Guxim për Maqedoninë” GROM,
  4. Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI,
  5. Levica (E Majta),
  6. Koalicioni “VLEN” i partive opozitare të shqiptarëve,
  7. Lëvizja për Maqedoninë tonë (ZNAM),
  8. Maqedonia e Bashkuar,
  9. Alternativa e Re,
  10. Avaja,
  11. Lëvizja Qytetare Evropiane,
  12. Epoka e Tretë Maqedonase,
  13. Partia Jote,
  14. Rodina Maqedoni,
  15. E Djathta,
  16. Demokratët,
  17. Partia e Punës.

KSHZ-ja gjithashtu refuzoi disa lista.

Jo të gjithë partitë do të garojnë në të gjashtë zonat zgjedhore, disa parti do të garojnë vetëm në disa zona.

Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të votuara më 1 prill të këtij viti, paraprakisht u përcaktua radhitja e partive dhe koalicioneve të cilat garojnë edhe në zgjedhjet parlamentare rrethi i parë i së cilave do të mbahet me 24 prill.

KSHZ-ja e ka përcaktuar edhe pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare.

Për zgjedhjet parlamentare janë akredituar gjithsej 137 vëzhgues.

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 zgjedhës.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 8 maj, ndërsa fushata do të fillojë me 18 prill dhe do të zgjasë deri me 6 maj.