Kinë, 1.4 miliardë banorë, afër 3 miliardë vendbanime boshe

Edhe po të mblidhej tërë popullsia e Kinës prej 1.4 miliardë banorëve, nuk do të mjaftonte të mbusheshin të gjitha vendbanimet boshe që ka shteti, thotë një ish-zyrtar të shtunën, në një kritikë të rrallë publike ndaj tregut të pronave të goditur nga kriza e vendit, shkruan Reuters, transmeton Portalb.mk.

Sektori i pronave të Kinës, dikur shtylla e ekonomisë së vendit, është dobësuar që nga viti 2021, kur gjigantit të pasurive të patundshme, China Evergrande Group, nuk arriti t’i kryejë pagesat e interesit për investitorët ndërkombëtarë.
Që nga fundi i gushtit, sipërfaqja totale e shtëpive të pashitura ishte 648 milionë metra katrorë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Byroja Kombëtare e Statistikave. Kjo do të thotë 7.2 milionë shtëpi, sipas llogaritjeve të Reuters, bazuar në madhësinë mesatare të shtëpisë prej 90 metrash katrorë.

Për më tepër, te këto llogaritje nuk hyjnë projektet e shumta rezidenciale që tashmë janë shitur, por që nuk kanë përfunduar ende për shkak të problemeve të fluksit të parave, ose shtëpitë e shumta të blera në rimëkëmbjen e fundit të tregut në 2016 që mbeten bosh, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hapësirave të papërdorura, vlerësojnë ekspertët.

He Keng, ish nënkryetar i zyrës së statistikave tha se secili ekspert jep një numër të ndryshëm rreth asaj se sa saktësisht ka vendbanime të papërdorura, por numri mund të arrijë deri në 3 miliardë.