Të paktën 48 të vdekur pas shembjes së një pjese të autostradës në Kinë

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një autostrade u shemb në një zonë malore të Kinës jugore, duke bërë që më shumë se 20 makina të zhyten në një shpat të pjerrët. Zyrtarët nga qyteti Meizhou thanë se tre persona ishin ende të paidentifikuar, por ishte e paqartë nëse kishin vdekur, me çka numri i t vdekurve do të ishte më i lartë, transmeton Portalb.mk.

30 persona të tjerë u plagosën, por jeta e tyre nuk ishte në rrezik, raportojnë mediat kineze. Përpjekjet e shpëtimit pengohen nga shiu i pandërprerë dhe terreni i rrezikshëm.

Autostrada u shemb mëngjesin e së mërkurës me orën lokale, ndërsa filloi një nga festat më të mëdha të Kinës, kur zakonisht ka shumë automjete në rrugë. Mediat shtetërore raportuan se ishte një fatkeqësi gjeologjike natyrore që ndodhi nën ndikimin e shirave të rrëmbyeshëm të vazhdueshëm.

Autoritetet thanë se një seksion 18 metra i gjatë u shemb dhe deri më tani në gropë me baltë janë gjetur 23 makina. Një dëshmitar okular tha se kishte dëgjuar atë që dukej si një shpërthim i fortë përpara se makinat të binin.