Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga themelimi i Republikës Popullore në 1949, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat e Byrosë Kombëtare të Statistikave treguan se lindjet ranë në 5.6 për 1.000 banorë vitin e kaluar. Numri i të porsalindurve u ul në 7.9 milionë, 1.6 milionë më pak se një vit më parë.
Popullsia totale e Kinës ra me 3.4 milionë, duke shënuar rënien e katërt vjetore radhazi.
Kjo godet përpjekjet e Pekinit për një shoqëri “miqësore ndaj fertilitetit”, pavarësisht subvencioneve, lejes më të gjatë prindërore dhe stimujve të tjerë.
Numri i martesave në vitin 2024 ra në 6.1 milionë, më i ulëti që nga 1980, një rënie prej 20.5% nga viti 2023. Shkalla e divorcit u rrit me 1.1%.
Politikat e Pekinit për të ndaluar këtë trend nuk kanë dhënë rezultate të dukshme.
Popullsia e Kinës në vitin 2024 ishte 1.4 miliardë, duke shënuar rënien e tretë vjetore radhazi që nga 2021.