Këtë javë do të luhen ndeshjet kthyese për Strugën dhe Shkëndijën

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim&Lum do të përballet të mërkurën me ekipin sllovak, Slovan Bratislava në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Champions League, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja do të luhet më 17 korrik, duke filluar prej orës 17:00 në Ohër. Në ndeshjen e parë ata kishin humbur si mysafir me rezultat 4-2.

Shkëndija të enjten do të mundohet të kthejë rezultatin e ndeshjes së parë kundër ekipit armen Noah. Ekipi tetovar në ndeshjen e parë ka humbur me rezultat 2-0. Më 18 korrik në Shkup duke filluar prej orës 20:00 do të luan ndeshjen e kthimit të kuadër të kualifikueseve për ne Europa Conference League.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.