Keqpërdori të dhënat e ish-gruas, padi për shkupjanin 40 vjeçar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçarit nga Shkupit për keqpërdorimin e të dhënave personale të ish-gruas, transmeton Portalb.mk.

“Njësia për krime kompjuterike dhe ekonomike pranë SPB Shkup, ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçarit V.P., për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i të dhënave personale” në bazë të nenit 149 nga Kodi Penal”, sqaroi Policia.

Ai dyshohet se më 22 shtator, pa lejen e ish-gruas, ka keqpërdorur të dhënat e saj duke i publikuar në profilin e fejsbukit të motrës së saj.